Payday loans
tl tr
Banner
AddThis Social Bookmark Button

Kerkimi shkencor I breshkave detare ne Shqiperi

  

Te dhenat tregojne se afersisht 122 specie vertebroresh dhe 5 specie bimesh, mendohet te kene hmbur me shuem se 50% te popullateve te tyre, gjate nje periudhe kohe te shkurter(National Capacity Self-Assessment Albania, Final Report, Sept. 2006, UNDP-GEF).

Kjo eshte cilsaur si humbja me e madhe e biodiversitetit ne Europe

Shqiperia , vendi ku bashkohen deti Adriatik dhe Jon eshte njohur prej vitesh per pranine e breshkave detare por asnjehere nuk eshte bere ndonje studim i vazhduar I strukturave te popullatve te trye,shperndarja,zonat ushqyese dhe gjithashtu ka munguar nje vlersim per nivelin e sakte te peshkimit rastesor te tyre.


albania
Harte e Shqiperise

tag
Markimi i breshkave detare


Nje vezhgim vlersues i shpejte per habitatet e breshkave detare dhe fokave murgesha ne brigjet shqiptare, tetor–nentor 2005.

  

Ne vitin 2005 MEDASSET (Shoqata e Mesdheut për Mbrojtjen e Breshkave Detare) zhvilloj nje vezhgim vlersues te shpejte per habitatet e rendesishme te breshkave detare dhe fokave murgesha ne bregdetin shqiptar. Ky projekt kishte per qellim te vlersonte zonat me vlera te medha te biodiversitet dhe te mbronte keto specie migruese ne rrezik dhe habitatet e tyre.Ai gjithashtu ka per qellim terris numrin e njerzve te kualifikuar ne sitemin qeveritar dhe ORG-ve te rrisin mbeshtetjen ne mjedis, duke zhvilluar aktivitete demostruese ne keto fusha: rritjen se vemendejes,realizimin e aktiviteteve trajnuse per popullsine vendase dhe per per te gjithe njerezit e interesuar te kesaj fushe, gjithashtu themelimin e lidhjeve midis paleve te lidhura me kete fushe pergjate gjithe pellgut te Mesdheut.mund te lexoni me shume ketu.

Nga vezhgimi i shpejte pergjate brigjeve te Jonit u vu re se fokat murgesha, nuk kane nje popullim te qendrueshem ne keto brigje, por mund te jene thejsht vizitore te perkohshem. Me e rendesishmja e ketij vezhgimi vlersues ishte se u pa i nevojshem nje vezhgim me i gjate i brigjeve shqiptare,meqense atje u konstatuan zona ushqimi dhe dimerimi per breshkat detare.Pergjate lundrimit peshakataret nga te gjitha zoanat e shqiperise u pyeten per takimet e mundshme me breshkat , fokat dhe cetacete.

Nje gjetje e rendesishme prej ketyre intervistave ishe se kishte shume deshmitar qe tregaun pranine e nje numri te madh breshaksh ne zonen vriore te brigjeve shqiptare,ne Patok. Ne vazhdim te ketij lundrimi Medasset nisi projektin ‘Monitorimi dhe Ruajtja e zonave te rendesishme te ushqimit per breshakt detare ne Patok’ ne 2008 (shiko me poshte)

Projekti u mbeshtet me ndihmen finaciare te UNEP/MAP Regional Activity Centre for Specially Protected Areas (RAC/SPA); MEDASSET; dhe Global Environment Facility’s Small Grant Programme (GEF/SGP). Anija e kerkimit u sigurua nga Vernicos Yachts.


albania-boat-2005
Grupi i kerkuesve


Monitorimi dhe raujtja e zonave te rendesishme te ushqimit te brashkave detare ne zonen e Patokut , ne Shqiperi 2008-2010.

 

MEDASSET nëpërmjet projektit: “Monitorimi dhe Ruajtja e Zonave të Rëndësishme Ushqimore të Breshkave Detare në zonën e Patokut në Shqiperi” të realizuar gjatë periudhës Qershor 2008 – Tetor 2010:

1. Një kërkim të mirfilltë shkencor mbi breshkat detare në Shqipëri;

2. Ngritjen e një grupi të kualifiluar studiuesish shqiptarë;

3. Rritjen e ndërgjegjësimit të publikut.

Laguna e Patokut ndodhet ne pjesen me veriore te Ultesires Perndimore te Shqiperise. Qellimi i tij ishte te vleresonte gjersisht zonen e Patokut si zone ushimi dhe mundesisht edhe si zone diemrimi per breshkat detare. Te dhenat e mara nga studimi i gjere i zones se Patokut jane te nevojsheme sepse ne ta ardhemen keto te dhena do te ndihmojne ne ne politikat e menaxhimit dhe te ruajtjes se kesaj zone, gjithashtu rezultatet e ketij studimi do te per perdoren per te ndikuar ne autoritet lokale dhe peshaktaert e zones per mbrojtjen e kesaj zone ne vazhdimsi.

Ky studim tre vjecar ka konfirmuar se Gjiri Drinit është një zonë (habitat ushqimor) rajonal dhe kombëtar shumë e rëndësishme për breshkat e detit në Mesdhe. Kjo zonë u shërben breshkave për tu ushqyer, strehuar dhe si një korridor orientues midis detit Jon dhe Adriatik përgjatë migrimit te tyre...


albania_stavniks_photo
Peshkateret duke mbledhur peshkun e rene ne stavnik


Deri në vitin 2008 Të dhënat mbi popullatat e breshkave detare në ujërat e bregdetit tonë kanë qënë shumë të pakta dhe të mangëta. Duke filluar nga viti 2008, studiuesit e përfshirë në këtë projekt me bazën e tyre kërkimore në Lagunën e Patokut (pjesë e gjirit të Drinit), grumbulluan të dhëna në mënyrë sistematike (kryesisht gjatë muajve të verës). Kjo u arrit duke monitoruar breshkat e detit të kapura aksidentalisht në stavnik ( një tip metode peshkimi e përdorur në zonë). Gjatë kësaj pune u studiuan gjithsej 407 individë të breshkave detare , të cilat u lëshuan përsëri në det: nga këto 402 ishin breshka të ashtuquajtura “kokëmadhe” të llojit Caretta caretta dhe 5 breshka “jeshile” Chelonia mydas, gjë e cila konfirmon se Shqipëria është një vend që vizitohet edhe nga lloji i breshkave jeshile.

U markuan (vendosën marka indentifikimi) 396 individëve të breshkave detare, gjë e cila u lejon studiuesve të ndjekin itinerarin e migrimit të tyre; 54 individë janë kapur më shumë se një herë brenda të njëjtit sezon, çka tregon një qendrim afat-shkurtër apo të përkohshëm të tyre në këtë gji; 32 individë u kapën përsëri por në sezone të ndryshme (ndër vite), gjë e cila tregon se Shqipëria është pjesë e rrugës së tyre migruese.

Një përqindje e konsiderueshme (25.7%) e individëve të breshkave detare të studiuar rezultuan të ishin meshkuj (35 të rritur, 77 adoleshent). Në ndryshim nga femrat, meshkujt nuk dalin kurrë në tokë, gjë e cila e bën të vështirë studimin e tyre. Për këtë arsye ka njohuri shumë të kufizuara mbi shpërndarjen dhe ekologjinë detare të tyre. Në këtë mënyrë, kjo prani e konsiderueshme e individëve meshkuj në këtë gji është një e dhëne shumë e rëndësishme shkencore. “Ky zbulim është i një rëndësie të veçantë për arsye tashmë të impaktit që ka ngrohja globale në rritjen e temperatures së rërës, gjë e cila është përcaktuese e seksit të individëve gjatë inkubimit të vezëve. Në këtë mënyrë një rritje prej 1 deri në 2 Co më shumë do të çonte në lindjen e më shumë individëve femra në krahasim me individët meshkuj”, thotë Dr. Michael White, drejtues i kërkimit shkencor në këtë projekt.


Aktivitet shtese gjete 2009-2010 edhe nje gjithashtu berja e analizave te AND-se, materaili per to u mblodh gjate punes.


albania_stavniks_photo
Profesoret duke matur kaprapaksin e breshkave

albania-big
Peshkataret e zones mesojne si te zhvendosin gaforet e fiksuara ne karapaksin e breshkave.


Si përfundim mund të thuhet se gjiri i Drinit shërben si një habitat ushqimor dhe si një rrugë migratore si për individët e rritur (adult), për ata adoleshent (subadult) të llojit Caretta caretta, por edhe në mënyrë rastësore për breshkat jeshile Chelonia mydas. Gjithashtu breshkat e pamaturuara (juvenile) të Caretta caretta dhe ndoshta edhe ato të Chelonia mydas e përdorin zonën si habitat për tu zhvilluar (maturuar seksualisht). Disa të dhëna tregojnë që Caretta caretta mund të qendrojnë në gji edhe gjatë muajve të dimrit. Ky përfundim mbështetet edhe nga rezultatet paraprake të programit të parë të realizuar në Shqipëri, ai i ndjekjes së rrugës migruese të breshkave detare nëpërmjet satelitëve transmetues, program ky i mundësuar nga projekti i MEDASSET në vitin 2009. Programi deri me tani, nepermjet rezultateve paraprake te tij, ka konfirmuar kohen e rikthimit ne gji per tu ushqyer te dy prej tre breshkave. Ky program do te vazhdoj deri ne shtator 2011. Vizito Turtle Tracking per te pare hartat e rrugve migruese te ‘ Shpersa’, ‘Guximtari’ dhe ‘Patoku’.


Një zbulim tjetër i rëndësishëm ishte se kapja e breshkave behet nepermjet stavnikve, e cila eshte nje metode e pershtatshme ne te cilen breshkat ngecin dhe nxirren jashte prej aty vetem nga njerzit. Pikerisht kjo metode nuk I frikson breshkat dhe per pasoje nuk I pengon te vazhdojne te ushqehen normalisht ne zone. Pra, ‘stavniket’ kanë vertetuar faktin që nuk janë metoda vdekjeprurëse për breshkat. Problemet kryesore që janë identifikur në Gjirin e Drinit përfshijnë: efektet e panjohura të ndotjes antropogjene, dëmtimet aksidentale te shkaktuara nga peshkataret dhe goditjet me varkë. Nga një vëzhgim i bërë për ndotjen nga mbetjet urbane përgjatë gjirit të Drinit në periudhën 2009-2010, është vëne re një përhapje e madhe e mbetjeve urbane përgjatë këtij gjiri. Duke qenë se breshakt detare janë kafshë omnivore (kanë një game të gjerë ushqimesh), ekziston mundësia e gëlltitjes së mbetjeve plastike ose te gjithçkaje tjetër të mundshme. Gjithashtu është monitoruar edhe përdorimi i paligjshëm i dinamitit për peshkim, ku të gjitha të dhënat e regjistruara në mënyrë sistematike u janë paraqitur autoriteteve kompetente.

Megjithe punen e bere ne kete projekt per njohjen e popullatave te breshkave ne zone perseri ngelet shume per te studiuar. Megjithatë, arritjet dhe konkluzionet e projektit tre vjeçar të MEDASSET çuan në formulimin e disa rekomandimeve si dhe hartimin e ‘’strategjisë kombëtare të menaxhimit te breshkeva detare” një dokument që MEDASSET do tia dërgoj autoriteteve shqiptare në 2011. Synimi afat-gjatë i këtij projekti është që Gjiri i Drinit të njihet si një zonë (habitat) i rëndësishëm rajonal dhe kombëtar për ushqimin dhe zhvillimin e breshkave detare në zonën e Mesdheut, si dhe këto specie të rrezikuara të jenë të mbrojura nga ligjet shqiptare.



Nese shikoni nje breshke deti te markuar ju lutemi na telefonioni ose na dergoni nje email ne adresen tone per te ne treguar numrin e markes dhe vendin ku e keni gjetur breshken.

albania-big
Leshimi ne det i breshkave detare te pajisuara me satellite ne zonen e Patokut.

albania-big
Nje prej asistentve shkencor duke bere matje ne Patok.

Trajnim dhe Rritja e Ndërgjegjësimit

Për të përmbushur edhe qëllimin dytë të projektit MEDASSET trajnoj 11 student shqiptarë si asistent për kërkimin shkencor, duke pasur si qellim ngritjen e një grupi të kualifikuar në këtë fushë për brezat e ardhshëm të studiuesve shqiptarë, duke ju krijuar mundësinë e monitorimit të popullatave të breshkave detare në vazhdimësi. Gjithashtu projekti i krijoj mundësinë 250 studentve të universitetit të Tiranës të ndjekin punën në terren. MEDASSET punoi me Prof. Idriz Haxhiun , Drejtor i Shoqatës së Herpetofaunës dhe studiues i breshkave detare në Shqipëri për të rritur shkallën e ndërgjegjësimit të komunitetit si dhe të gjithë publikut në shkallë kombëtare nëpërmjet mediave të ndryshme. Studiuesit punuan me peshkatarët e zonës duke demonstruar njëkohësisht edhe praktika te mirëmbajtjes së kafshëve.

-----

Bashkpunëtorët e projektit janë: Universitetet e Tiranes dhe Adnan Menderes (Turqi), Shoqata e herpetofaunës dhe ECAT- Tirana ( Environmental Center for Administaration & Technology). Gjithashtu projekti eshte bashkfinancuar nga MEDASSET, Global Environment Facility’s Small Grant Programme (GEF/SGP), Regional Activity Centre for Special Protected Areas (RAC/SPA), the United Nations Environment Programme Mediterranean Action Plan (UNEP/MAP), British Chelonia Group (BCG), J.F. Costopulos Foundation (Greqi), Spear Charitable Trust (Britania) dhe Panton Trust (Britania).

Pjesemarrsit

"Do te me pelqente ta vija me pune eksperiencen e fituar nga ky projekt. Fitova ne menyre te vazhdueshme aftesi praktike lidhur punen per ndergjegjsimin e publikut, mbledhjen e te dhenave shkencore dhe ndihmova ne mbledhjen e tyre gjithashtu. Mora njohuri per zhvillimin e qendrueshem dhe rendesine e politikave te mira mjedisore,nepermjet bashkpunimit me profesoret, studentet, peshkataret dhe komunitetin lokal. Kuptova se sa i rendesishem ishte bashkpunimi ne te gjitha nivelet, edhe kur ti ndeshesh me veshtirsi te ndrysheme pergjate rruges. Faleminderit! Lazion Petri."


"Projekti''Monitorimi Dhe Ruajtja e Zonave te Rendesishme te Ushqimit te Breshkave Detare ne Patog , Shqiperi 2008-2010, ishte pervoja ime e pare ne kete fushe dhe vlersoj gjerat thelbesore praktike qe mesova ne biologjine kerkimore. Nepermjet breshkes si kafshe target mesova shume gjera praktike te lidhura me biologjine,ekologjine,legjislacionin dhe dicka nga politikat mjedisore shqiptare,gjthashtu manxhimin social dhe ekonomik te popullsise se zones se Patokut. Bashkpunimi i ngushte midis profesorve,studentve, komunitetit lokal dhe pushtetit lokal me ndihmoj te kuptoja thelbin e problemit shkencor dhe ky bashkpunim i ngushte me ndihmoj te shkembeja eksperiece midis grupeve. Do te me pelqente te isha perseri pjese e kesaj eksperience. Faleminderit !Marinela Mitro.
"

Më shumë informacion

Lexo Project Report për informacion më të detajuar për projektin tre vjecar “Monitoring and conservation of important sea turtle feeding grounds in the Patok Area of Albania, 2008-2010”.

Raporti I projektit per 2009 me informacion te detajuatr per atikvitetet e projektit dhe punen kerkimore jane te vlefshme ketu.

Për më shumë informata lexoni raportin e plotë, për projektin e 2008 këtu

SHQIPËRIA MIRATON PLANIN E VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E BRESHKAVE DETARE

Miratimi i Planit të Veprimit për Mbrojtjen e Breshkave Detare dhe Habitateve të tyre në Shqipëri, u shpall gjatë takimit të 32-të të Komitetit Ekzekutiv të Konventës për Ruajtjen e Jetës së Egër dhe Habitateve Natyrore në Europë (Konventa e Bernës) që u mbajt në Këshillin e Europës. Plani i Veprimit u miratua nëpërmjet një Urdhri Ministror (Nr. 596, 22.11.2012) të ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, zotit Fatmir Mediu. “Plani i Veprimit shërben si një udhërrëfyes për zhvillimin e mëtejshëm të kërkimeve dhe mbrojtjes së breshkave detare në të gjithë Shqipërinë. Miratimi i këtij plani kontribuon në mënyrë direkte në zbatimin e Konventave Ndërkombëtare, në të cilat Shqipëria është pjesë. Kjo përfshin marrjen e masave për mbrojtjen e breshkave detare dhe habitateve të tyre’’ tha znj. Elvana Ramaj, eksperte në Drejtorine e Biodiversitetit pranë Drjetorisë së Përgjithshme të Politikave Mjedisore në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave (MMPAU).


“Rreth 10 vjet më parë, Prof. Idriz Haxhiu nga Universiteti i Tiranës, vuri në dijeni shoqatën MEDASSET1 për praninë e breshkave detare, kryesisht në pjesën veriore të Shqipërisë. Studimi jonë afat-gjatë ka treguar se Caretta caretta dhe Chelonia mydas (të dyja specie globalisht të rrezikuara) migrojnë përgjatë vijës bregdetare Shqiptare dhe Gjiri i Drinit është një habitat i rëndësishëm ushqimi, dimërimi dhe njëkohësisht habitat zhvillimi (maturimi seksual) për speciet e Mesdheut” tha Lily Venizelos, Presidenta e shoqatës MEDASSET, duke iu referuar organizimit të projekteve kërkimore në Shqipëri. “Bazuar në rezultatet shkencore dhe misionin e MEDASSET për nxitjen e mbrojtjes së breshkave detare në gjithë pellgun e Mesdheut, ne paraqitëm Planin e Veprimit me qëllim që t’i vijmë në ndihmë Shqipërisë në përpjekjet që është duke bërë për mbrojtjen e specieve të ndryshme. Falenderojmë në mënyrë të veçantë Ministrinë e Mjedisit për bashkëpunimin e shkëlqyer, i cili çoi drjet këtij vendimi kaq të rëndësishëm për mbrojtjen e breshkave detare në gjithë rajonin e Mesdheut. Sigurisht, që përpara ka shumë punë për tu bërë në zbatimin e këtij Plani të Veprimit’’, shtoi ajo.


Plani i Veprimit për Mbrojtjen e Breshkave Detare dhe Habitateve të tyre në Shqipëri ëshët rezultat i një sërë këshillimesh me ekspertë dhe shkencëtarë të fushave të ndryshme në Shqipëri. Kjo u realizua gjatë vitit 2011, në një takim të veçantë që u realizua nga MEDASSET dhe MMPAU me ndihmën e fondacionit MAVA si dhe nën kujdesin e Konventës së Barcelonës3 e të Qendrës së Aktiviteteve Rajonale për Mbrojtjen e Zonave të Veçanta të UNEP/MAP.

Plani i Veprimit: http://www.medasset.org/cms/index.php?option=com_docman&task=doc_download&gid=203&Itemid=85+&lang=en

 

leftempty
bl bottomrightempry
angellight © 2013 | web hosting vps domains